Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Financimet nga buxheti, rritja më e madhe për Vorën dhe Tiranën, ja bashkitë e varfra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra etj.

Të dhënat zyrtare që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2024 tregojnë se transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin që vjen më një rritje rreth 16 për qind në krahasim me buxhetin fillestar 2023.

Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka bashkia e Vorës e cila do të ketë transferime nga buxheti i shtetit 20 për qind më shumë se në vitin aktual.

Më pas vjen Bashkia e Tiranës e cila do financohet nga buxheti i shtetit nga taksat e përgjithshme me 5,1 miliardë lekë me rritje vjetore 19.5 për qind.

Bashkia e Tiranës ka të ardhura dhe shpenzime për frymë mbi mesataren kombëtare dhe është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.

Më tej rritje mbi mesataren e përgjithshme me fonde e kanë Bashkitë e Këlcyrës, Delvinës, Pustecit, Patosit, Peqinit, Dropullit, Roskovecit ku rritja vjetore është mbi 17 për qind.

Nga ana tjetër, bashkitë e Kolonjës, Gjirokastrës, Bulqizës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Skraparit, Pukës etj (shiko tabelën e mëposhtme) kanë rritje të fondeve me 14.5 për qind.

Ndarja e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë ndaj bashkive tregon se ka rritje më të madhe ndaj bashkive që kanë shpenzime më të larta për frymë.

P.sh., bashkitë e Kukësit dhe Dibrës u renditen me shpenzimet mujore më të ulëta të familjeve në shkallë vendi në anketën e INSTAT për vitin 2022.

Lexo edhe :  Turizëm edhe në tetor, kroçerat vizitojnë edhe në vjeshtë Durrësin, impakti në buxhet

Përgjatë dekadës së fundit teksa ekonomia e vendit është rritur, ekonomia e Kukësit ka pësuar rënie. Logjikisht qarku më i varfër në vend që është përfshirë vitet e fundit nga një valë e madhe emigracioni drejt Britanisë së Madhe duhet të kishte një mbështetje më të madhe të vendit.

Gjatë vitit 2024, pushteti vendor do të përfitojë në total rreth 36.5 miliard lekë në formën e transfertave, nga të cilat rreth 24.3 miliardë lekë ose 66% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 10.7 miliardë lekë ose 29% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor dhe 1.5 miliardë lekë ose 5% në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë ose 3% e PBB-së. Buxheti vendor për vitin 2024 krahasuar me buxhetin vendor 2023, parashikohet me një rritje me rreth 6.7 miliard lekë.

Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, financimi i shtesës për të mbuluar një pjesë të efektit financiar të rritjes së pagave si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore.

MONITOR

Të fundit

Psikologët: Filmat horror mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ankthin

Horrori është ndoshta zhanri i fundit që vjen në mendje kur njerëzit mendojnë se si filmat mund të ndihmojnë...

Si u shpikën celularët/ Telefoni i parë i krijuar nga ‘Motorola’

Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacionet më të rëndësishme teknologjike në historinë moderne, duke revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Historia e celularëve...

Albin Kurti kërkesë NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 06 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.6 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot/ Mos harroni çadrat, priten reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për...

Lajme të tjera

Web TV