Kur mohon Erzen Breçanin, imagjino se çfarë mund të bëjë me demokratët e thjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Sali Berisha me paturpësinë që e karakterizon në këto raste, tha se nuk e ka njohur kurrë Erzen Breçanin gjatë kohës që ky ka qenë në polici, nuk e ka pasur njeri të afërt…, madje, s’e ka njohur fare.

“Nuk e mohoj që është demokrat dhe mbështetës i opozitës, por unë s’e kam njohur.” – tha.

Njeriu që nuk njihte në pushtet baxhanakun e tij që humbi jetën në Gërdec, nuk njeh as ‘shefin’ e grupit të tij të shoqërimit në opozitë.

Ky njeri ka një problem të madh me të vërtetën, duke qenë një mashtrues i niveleve stratosferike, mohon në mbrëmje atë që ka thënë në mëngjes dhe mohon në drekë atë që ka thënë paradite.

Nuk e ka nga skleroza, por nga e zeza e mbrujtjes së tij.

Ky njeri që s’e ka për gajle të mohojë Breçanin pa iu dridhur qerpiku, pa ju marrë goja, pa ju tharë gurmazi, pa u nxirë, pa u skuqur, imagjino se ç’mund të bëjë me Bardhin, Këlliçin, Salianjin… apo deputetë të tjerë që e ndjekin me këtë synim?!

Ky mosmirënjohës që mohon njerëz kaq të afërt të familjes, njerëz që i kanë qëndruar tërë jetën e tyre besnik dhe e kanë mbrojtur me trupin e tyre, imagjino se çfarë konsiderate, respekti dhe mirënjohjeje mund të ketë për demokratët e thjeshtë?!

Ky hileqar, që për hiletë e tij është gati të mohojë gjithçka veç familjes së tij, tha mbrëmë që për Breçanin, kam lënë ligjin, “jo drejtësinë” – saktësoi (hajde, merre vesh dallimin mes ligjit dhe drejtësisë në psikikën e gënjeshtërt!!!), por nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares që pse nuk bën të njëjtën gjë si për Breçanin edhe ndaj rastit të tij dhe të familjes së vet.

Ky i pabesë, që me besën dhe nderin s’e lidh asgjë, që me marrëzinë e tij synon t’i vërë sot flakën Parlamentit, siç u bë dikur shkaktar për t’iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën (“…aq bëri, asgjë më shumë”, – tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

Lexo edhe :  Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq, duke mos pasur asgjë me atë që kemi menduar dikur se ishte.

Është shndërruar sot në një të kërkuar nga SPAK-u që s’ka asnjë dallim nga bota e mafies dhe e krimit.

Mjerë për ata që e ndjekin dhe i shkojnë nga pas!!!

Sa për Erzen Breçanin të gjithë e dinë afërsinë e tij me Berishën, nderin dhe respektin që ai i ka bërë familjes së tij, angazhimin e madh që ai ka pasur në të dy opozitat dhe në pushtet.

Unë s’e kam njohur nga afër Breçanin, por një simpati nga larg e kam pasur, ndaj shpresoj që ish-oficeri i lartë i RENEA-s, ish-drejtuesi që është përballur shumë herë me botën e rrezikshme të krimit, me ish-ministrin e Brendshëm socialist, që rezultoi i lidhur me botën e krimit, që u shkarkua nga puna për shkak të bindjeve, origjinës dhe profesionalizmit të tij, të arrijë të argumentojë përpara gjykatës pafajësinë e tij! Uroj me zemër!

Sa për Berishën dhe të tjerët, po u sjell në vëmendje Erzen Breçanin në vitin e tmerrshëm 1997, në krye të grupit të shoqërimit të Presidentit të kohës, ku përballë plumbave të kallashnikovit kishte vënë trupin prej mishi e gjaku.

Pa e ditur se njeriu që po i shërbente me nder dhe trimëri, nuk do ta kishte për asgjë ta mohonte paturpësisht, sikur të mos e kishte njohur kurrë./   S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV