Priten reshje bore? Meteorologu zbulon çfarë do të ndodhë me motin në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologu i Metoalb, Hakil Osmani, ka zbuluar se si do të jetë moti këtë fundjavë në vendin tonë, duke theksuar se do të dominojnë reshjet e shiut dhe do të ulen temperaturat.

“Moti këtë fundjavë do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit dhe gjithashtu një mot të paqendrueshëm. Dita e sotme gjithashtu do të mbetet me alternime vranësirash.

Gjithashtu, vranësirat më shpeshta do jenë në pjesën e dytë të ditës, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të jenë në sasira të pakta.

Do të vijojnë reshjet e shiut të jenë prezente dhe deri në orët e mesditës dhe pasdites së ditës së shtunë, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të dëborës. Orët e pasdites së ditës së shtunë sjellin rënien e temperaturave të ajrit”.

Edhe për vendet e Rajonit, fundjava do të rezervojë një mot me reshje shiu dhe dëbore.

“Sa i përket, vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ditën e sotme do të jenë me mot të paqendrueshëm, me vranësira të shpeshta të cilat krijojnë mundësi për reshje shiu më të dukshme.

Në Malin e Zi, dita e shtunë dhe dita e diel, duke qene se do të ketë një rënie të temperaturave të ajrit dhe në zonat lindore reshje dëbore. Në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut do të kemi reshje dëbore”./   S.M

Të fundit

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Në përfundim, Partia Socialiste ka kryesuar me...

PS fiton Vorën me 8010 vota, Gonxhja më i votuari me 4794 vota

KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me...

Garë e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh

Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86...

Sekuestrohen pasuri në vlerë 2 milionë euro në dyshimin për pastrim parash

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e...

Adam Sandler i dërgon çdo vit lule Jennifer Aniston për Ditën e Nënës

Çdo vit, në Ditën e Nënës, Jennifer Aniston merr një buqetë me lule. Ia dërgon Adam Sandler. Të dy aktorët kanë ndarë shpesh të...

Lajme të tjera

Web TV