Risitë në arsimin profesional/ Rama: Duhet reformë jetike, kemi 4 mijë vende të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek investimi që duhet bërë në arsimin profesional, në mënyrë që të kthehet në zgjedhjen e shumë të rinjve. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të risive të arsimit professional, kreu i qeverisë bëri me dije se tanimë me vetëm një aplikim në E-Albania nxënësit e gjimnazeve të përgjithshme mund të transferohen në ato profesionale.

“Është fjala për një reform jetike, për ekonominë dhe zhvillimin tonë social. Arsyet për të cilat arsimi profesional vijon të mos jetë në lartësinë e duhur të vëmendjes, janë më shumë se një por është e qartë që në këtë fazë të zhvillimit të vendit duhet të bëjmë një sforco të përbashkët për të kapërcyer pengesat që janë ngritur rrugës. Patjetër që duhet më shumë dhe më shumë do të bëjmë, por i nxisim dhe i shtyjmë nxënësit që në numra të konsiderueshëm të integrohen në sistemin e arsimit profesional”, tha ai.

Sipas Ramës kjo nismë reformash në këtë sektor të arsimit vjen si nevojë e rinovimit të arsimit profesional dhe punonjësve të së ardhmes në këto profesione.

“Kushtet janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, duhet të zgjerojmë më tutje infrastrukturën por kemi mjaftueshëm vend për fazën e parë, që ka nisur por duhet të intensifikojë të gjithë aktivitetin tuaj. Kjo është një punë e përbashkët, nëse sot ne kemi rreth 4 mijë vende të lira në sistemin e arsimit profesional, duhet të thithim 4 mijë nxënës. Nevojat janë për shumë më tepër, por do na duhet infrastruktura për të pranuar shumë më tepër. Kjo kërkon një aktivizim të shpejtë dhe sistematik”, tha ai.

Lexo edhe :  U rrëzua me parashutë në Himarë/ Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

Rama kërkoi nga nxënësit që të zgjedhin arsimin profesional apo zanatet, si një nevojë e tregut të punës dhe mundësive më të mëdha për ta pas diplomimit./    S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV