6 rregullat e grimit mbretëror që Kate Middleton nuk i thyen kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të qenit pjesë e familjes mbretërore, përveç privilegjit, vjen edhe me një listë rregullash dhe kushtet që nuk duhet të shkelen! Kate Middleton është ikonë e bukurisë dhe e trendeve që përcjell në çdo dalje të sajën publike, por duket se në pjesën e make up-it ekzistojnë gjashtë rregulla që ajo nuk mund t’i shkel kurrë.

Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Buzëkuq jo me ngjyra të forta

Princesha Kate i përmbahet gjithmonë një game ngjyrash të lehta, rozë dhe neutrale kur bëhet fjalë për zgjedhjen e buzëkuqit të saj. Kush mund ta harrojë pamjen e saj ditën kur u vesh me fustanin e nusërisë në vitin 2011? Një nuancë rozë, thjesht e përsosur!

2. Grim i lehtë në fytyrë

Vetulla të trasha dhe faqe rozë, kjo është forma e make up-it që Kate Middleton zgjedh në pjesën dërrmuese të daljeve publike dhe të gjithë mendojnë se ajo duket aq bukur me grimin natyral.

3. Pa kontur të rënduar

Familja mbretërore e ndalon rreptësisht grimin e rëndë. Princesha zgjedh shpesh një kontur me efekt shkëlqimi në fytyrë. Baza e lëkurës është e pastër, ndërsa mollëzat janë pak më të theksuara, por jo me ngjyrë, por me shkëlqim.

4. Grim jo i rënduar për sytë

Pavarësisht nëse ajo është duke dalë në tapetin e kuq, ose duke bërë një vizitë publike për të përshëndetur fansat mbretërorë, Kate di si të kalojë nga dita në natë pa shumë mundim. Grimi i saj i syve është gjithnjë i ndritshëm dhe natyral. Princesha vendos penel në këndin e jashtëm të vijës së poshtme të qerpikëve, një rimel mat dhe pak fare ngjyrë për vetullat.

5. Flokët duhet të jenë të kapura mirë

Lexo edhe :  Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Nëse kemi ndokënd zili për flokët, ajo është Kate. Flokët e gjatë dhe brune, ndodh shumë rrallë që të jenë të pa kapura bukur apo të pa stiluara në mënyrën e duhur. Familja mbretërore këmbëngul që flokët të mos lyhen, por të jenë gjithnjë natyralë. Kate zgjedh shpesh fjongot, kapëset e mëndafshit etj.

6. Make up-i duhet të qëndrojë gjatë gjithë ditës

Të jesh gati për ngjarjet mbretërore është pjesë e rolit të princeshës, gjë që shpesh do të thotë qëndrim në këmbë për orë të tëra, prandaj ajo i di të gjitha mënyrat më të mira për ta mbajtur grimin perfekt gjatë gjithë ditës. Një rregull i familjes mbretërore është që gratë nuk e prekin kurrë grimin në publik./E.Ç

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV