Dhunë në derbin e femrave mes Tiranës dhe Vllaznisë, reagon klubi kryeqytetas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë është shënuar një ngjarje e shëmtuar në futbollin e femrave. Ndeshja Tirana – Vllaznia është ndërprerë në mesin e pjesës së parë pas një sherri që ka ndodhur mes futbollisteve dhe stafeve të të dyja skuadrave. Për këtë episod të rëndë në futbollin e femrave, ka reaguar klubi i Tiranës, duke hedhur akuza ndaj stafit dhe futbollisteve të Vllaznisë dhe kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e ngjarjes.

Deklarata e Tiranës:

“Ditën e sotme ishte planifikuar të luhej ndeshja e femrave Tirana – Vllaznia, në kompleksin “Skënder Halili”. Në këtë takim, klubi shkodran nuk ka lejuar që ndeshja të luhet, duke dhënë shembullin më të keq, në një vend ku futbolli i femrave po zhvillohet dhe për më tepër që dy skuadrat ishin duke zhvilluar kampionat me pikë të plota dhe duke ndarë vendin e parë.

Në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë,  pasi skuadra kundërshtare ka reaguar ndaj pankinës sonë, fillimisht duke sharë e duke fyer, e më pas duke kaluar edhe në dhunë fizike.

Situata ka eskaluar, ku drejtuesit e Vllaznisë janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës dhe kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës si edhe futbollistet.

Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami.

Dhuna ndaj grave edhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike.

Ne si klub, presim zbardhjen e kësaj çështjeje nga organet kompetente dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht e aktorët që po shkatërrojnë futbollin “Fair Play”,  të marrin dënimin e merituar.

Lexo edhe :  Yann Sommer dhe mbrëmja magjike kundër Barçës, media spanjolle: Vlen për Topin e Artë

Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave! Asnjë justifikim për dhunën në sport!”

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV