Mali i Zi, numri i madh i diplomave të falsifikuara, problem për institucionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Numri i madh i diplomave të falsifikuara është një problem që paraqet shqetësim në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. Kjo dukuri, sipas ekspertëve, kërkon një zgjidhje të shpejtë, jo vetëm nga Ministria e Arsimit në Malin e Zi, por edhe nga institucionet tjera përkatëse, u tha në një tryezë të rrumbullakët në Podgoricë, ku u trajtua kjo dukuri që paraqet një problem të madh në shoqërinë malazeze.

Në tryezë u vlerësua se ka mbi 25,000 diploma të falsifikuara ose të dyshimta në Mal të Zi që paraqet një numër tejet të madh për një shtet me 650,000 banorë

Nikola Bezmareviq nga shoqata civile Alternativa tha se, sipas hulumtimit të tyre, aktualisht në Mal të Zi ka 25.000 deri në 30.000 diploma false.

“Ne jemi e vetmja organizatë që kemi folur për këtë problem. Numri më i madh i diplomave false është në shëndetësi dhe arsim. Sa i përket fakulteteve nga vijnë ato diploma, më së shumti ka nga Tutini, Novi Pazari, Prijepole, Novi Sadi dhe Bujanovci në Serbi”, tha zoti Bezmareviq.

Zoti Bezmareviq poashtu tha se “kemi pasur shembuj të punësimit të parukierëve si infermiere”.

Profesoresha e njohur universitare, Branka Boshnjak tha se shteti duhet të mbrohet nga ky problem.

“Thelbi i gjithçkaje është partitokracia. Çdo pozicion në arsim e përcakton partia ku edhe gjysma e bordit të administrimit i ka blerë diplomat”, tha zonja Boshnjak.

Sipas Goran Daniloviqit, drejtor për kontrollin e cilësisë në arsim të lartë, diplomat e rreme janë një problem i vazhdueshëm, aspak i ri, por i vjetër sa demokracia në Mal të Zi.

“Është një grup kriminal i organizuar mirë që kap përmasa të mëdha në Mal të Zi dhe janë të lidhur edhe në rajon. Ata me diploma false nuk aplikojnë në subjekte private, por në ato publike”, tha zoti Daniloviq.

Lexo edhe :  Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Kohëve të fundit në Mal të Zi janë ngritur disa kallëzime penale kundër dhjetëra personave nën dyshimin për falsifikimin e diplomave të punonjësve të shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se për shkak të diplomave false është i nevojshëm bashkëpunimi i autoriteteve gjyqësore të Malit të Zi me prokuroritë dhe institucionet arsimore të rajonit si dhe nevojën e rishikimit të të gjitha diplomave të çertifikuara në periudhën që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006. /VOA

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV