Beleri reagon nga burgu! Kryetari i zgjedhur i Himarës hedh akuza për kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon në drejtësi për t’ia penguar atij betimin.

Sipas Belerit, nuk është e vërtetë se është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash, duke aluduar se në momentin kur i janë vënë prangat ndodhej në shoqërinë e avokatit dhe kushëririt të tij. Sipas Belerit para seancës për kryerjen e betimit të tij, Rama po urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi i tij.

“Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem. Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë”, përfundon Beleri në deklaratën e tij./O.S

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV