Hëna e Plotë/ Ja kush janë 4 shenjat që do ju ndryshoj jeta tërësisht më 27 nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende nuk ishim shëruar nga Hëna e Plotë e mëparshme, në tetor, dhe po përballemi me një tjetër fenomen kozmik shumë të rëndësishëm, i cili megjithatë do të na ndihmojë të ndryshojmë jetën tonë për mirë.

Këto janë 4 shenjat më të prekura nga Hëna e Plotë tek Binjakët më 27 nëntor.

Binjakët

Hëna e Plotë në shtëpinë tuaj të parë është një mundësi e shkëlqyer për t’i nisur gjërat nga e para. Kush jeni, çfarë doni të arrini menjëherë dhe në afat të gjatë, çfarë jeni të gatshëm të bëni për të, sa e rëndësishme është gjithçka që keni në mendje dhe ndoshta hezitoni të parashtroni? Gjithçka del në pah, pavarësisht nëse mendoni është koha për një hobi të ri, një aktivitet që do t’ju mbushë me gëzim, përfitoni nga rasti.

Virgjëresha

Hëna e plotë tek Binjakët ndriçon biznesin tuaj dhe mbi të gjitha, gjithçka që dëshironi të bëni dhe nuk keni marrë guximin, kryesisht sepse për ju jeta është shpesh “kuti” dhe nëse nuk dilni plotësisht nga njëra, nuk mund të lëvizni tek tjetra. Kjo mënyrë të menduari lihet mënjanë për disa ditë, optimizmi origjinal kthehet në përditshmërinë tuaj dhe diçka brenda jush bërtet “hajde të gjejmë çfarë po na mungon”. Përgatituni për çdo lloj ndryshimi në punë.

Shigjetari

Është koha më e mirë për të sqaruar nëse dëshira juaj është vërtet e duhura për ju dhe se nuk është thjesht një tjetër pasion. Këto ditë janë për argëtim, gëzim dhe dalje. Ju do t’i bëni të treja, do të ruani vrullin që keni falë Diellit mbi ju dhe, në rast se tashmë jeni në një lidhje, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar biseda konstruktive.

Lexo edhe :  Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Peshqit

Këto janë ditët më të mira për t’u marrë më në fund me shtëpinë dhe familjen tuaj. Ju keni një nevojë shumë të thellë për t’u ulur dhe për të dekoruar hapësirën tuaj, për të bërë ndryshime në paraqitje, për të rifreskuar mjedisin ku jetoni dhe në përgjithësi për të kanalizuar energjinë në sendet dhe dëshirat tuaja. Ju gjithashtu dëshironi të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj, veçanërisht nëse keni fëmijë. Kjo Hënë e Plotë do të kompensojë të gjithë kohën dhe mundësitë që keni humbur në muajt e mëparshëm./O.S

Të fundit

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit...

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që...

“Përplasja” me gazetarin/ Lul Morina: Nuk kam përfitiar asnjë tender publik

  Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju percjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar...

Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi. Kreu i qeverisë...

Stonehenge: Çfarë mund të zbulojë një dhëmb lope për vendin e lashtë megalitik?

Një dhëmb lope 5,000-vjeçar i gjetur në Stonehenge mund të ofrojë një të dhënë të re mbi mënyrën se si megalitët u transportuan nga...

Lajme të tjera

Web TV