Pas 4 vitesh, të mbijetuarit e Thumanës rikujtojnë me dhimbje nga lagjet e rindërtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë të diel të ftohtë nëntori, Thumana u zgjua vonë.

Ndryshe nga ai 26 nëntori i 2019 ku gumëzhinte nga britmat e njerëzve dhe sirenat e ambulancave, mëngjesi e gjeti të shkatërruar dhe në lot.

“Pas 4 vitesh, dhimbja nuk është shuar në epiqendrën e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Thumana tanimë është shndërruar në një qytezë ku janë ndërtuar 14 pallate të reja dhe janë rindërtuar 155 banesa ku tanimë janë strehuara të mbijetuarit e atij tërmeti, ku humbën jetën 51 persona.”

“Unë kam banuar tek pallati që është shembur i tëri dhe ku pati 8 viktima. Mezi dolëm. Mbeti vetëm një pjesë e pashembur në katin e parë ku unë jetoja, që shpëtuam”- tha një banore.

“Na zuri brenda, u bllokua dera. Sikur edhe një lëkundje tjetër të kish do të shembej dhe ajo shtyllë betonim ku ishim futur e ne sot do të ishim harruar”- tha një tjetër banor.

“Aman mos na e kujto atë ditë të tmerrshme. Ç’të shikoje, një tmerr i vërtetë”- tha një tjetër.

Përveç kujtimeve të këtyre banorëve që do të mbeten gjatë në mendjet e tyre pasi pati shumë humbje jetësh, sot Thumana duket krejt tjetër sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Sikur mos të kishin humbur jetën ata do të ishim dhe më mirë. Faleminderit Zotit dhe njerëzve që na ndërtuan shtëpitë”- tha një qytetar tjetër./O.S

Të fundit

Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300.000 ushtarë shtesë

Në rast të një konflikti me Rusinë, Europës pa ndihmën e SHBA-së do t'i duhet të mobilizojë 300.000 ushtarë shtesë....

Amazon blen të drejtat e James Bond për 1 miliard dollarë

Amazon pagoi më shumë se një miliard dollarë për kontrollin krijues mbi ekskluzivitetin për agjentin sekret më të famshëm,  James Bond. MGM, e cila është...

Policia italiane dhe ajo shqiptare bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda gjatë një vizite në Itali u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do aplikohet votimi elektronik? Tre skenarët e propozuar nga KQZ

Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Rama bisedë telefonike me Zelensky/ Zbardhen detajet, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, me një...

Lajme të tjera

Web TV