Moti i keq/ Stuhia godet Krimenë dhe Rusinë, të paktën 14 viktima! Parashikohen tornado

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas një stuhie që la më shumë se dy milionë njerëz pa energji elektrike në Rusi dhe Ukrainë, moti i keq pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tornadot janë parashikuar të godasin zonat tashmë të prekura nga lufta. Deri më tani, stuhia ka vrarë të paktën 14 njerëz në Rusi dhe Ukrainë, thanë zyrtarët. Ajo rrëzoi pemë, linjat e energjisë elektrike dhe përmbyti zonat bregdetare.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se të paktën pesë njerëz vdiqën në rajonin Odesa të Ukrainës jugore dhe se inxhinierët po punonin për të rivendosur energjinë elektrike në fshatrat që janë ndërprerë.

Mëngjesin e sotëm, pothuajse 100,000 njerëz ishin ende pa energji elektrike në Gadishullin e Krimesë dhe disa ende nuk kishin furnizim me ujë, tha guvernatori i vendosur nga Rusia, duke njoftuar se disa rajone ishin ende në gjendje të jashtëzakonshme.

Kushtet kanë ndikuar tashmë në operacionet ushtarake ruse. Dëmi i shkaktuar nga stuhia ka ndikuar në “ritmin e operacioneve ushtarake përgjatë vijës së frontit në Ukrainë“, por nuk e ka ndalur plotësisht aktivitetin ushtarak, tha Instituti për Studimin e Luftës./O.S

Të fundit

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Legjenda Sir Alex Ferguson zbulon blerjen më të dobët në histori

Sir Alex Ferguson pranon se e vlerëson Owen Hargreaves si blerjen e tij më të keqe si trajner i Manchester United. Duke folur në dokumentarin...

PD pretendon mandatin e ‘Mundësisë’/ Këlliçi: Na kanë marrë votat!

Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend. Drejtuesi politik i...

Lajme të tjera

Web TV