Ngrica dhe bora ia lenë vendin reshjeve të shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shiut kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit këtë 28 Nëntor ndërsa në zonat e thella malore, si Bogë, Vermosh dhe Dardhë vijon rënia e borës. ARRSH njofton se po punohet për hapjen e rrugëve me borë pastruese dhe shpërndarje kripe.

Në akset nacionale autoritetet njoftojnë se qarkullimi vijon pa probleme.

Ende në disa zona të thella të Qarkut Dibër, problematikë mbetet mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra. 6 grupe të OSHE janë në terren për riparimin e defekteve.

Tre banorë kanë rrezikuar të mbyten në ujërat e përroit Prodan – Gjonç të Korçës.

Ata po udhëtonin me një mjet fuoristradë, me të cilin kanë tentuar të kalojnë lumin. Për shkak të prurjeve të shumta të ujit, mjeti ka mbetur i bllokuar.

Banorët e fshatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës të bashkisë për t’u ardhur personave që udhëtonin me këtë mjet. Siç shihet dhe në pamje, mjeti zjarrfikës ka bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit.

Sipas sinoptikanëve, të mërkurën nuk do të ketë reshje shiu ndërsa temperaturat do të rriten me disa gradë. Reshjet e shiut pritet të rikthehen ditën e shtunë./O.S

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV