S’ka më policë në akset rrugore, ARRSH del me paralajmërimin e fortë për shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga viti i ardhshëm asnjë polic rrugor nuk do të qëndrojë më në akset rrugore të cilat do të monitorohen me kamera.

Me përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Kështu ka deklaruar drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipëtar, Evis Berberi, për televizionin SCAN, teksa ka sqaruar se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.

“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”.- tha Dredha.

Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?

“Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, – ka thënë Berberi për SCAN.

Kjo nënkupton, se çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera./e.t

Të fundit

Meta kërkoi divorcin nga Monika, zhvillohet sot seanca për zgjidhjen e martesës së çiftit

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar...

Rama ironizon Berishën/ “Filloi avazi, po vidhen votat”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili në një nga daljet e tij publike është shprehur...

‘Përplasja’ me euron, ‘thyhet’ dollari! Shënon sot nivelin më të ulët ne tre vite

Dollari arriti nivelin më të ulët ndaj euros në më shumë se tre vjet të premten. Indeksi i dollarit amerikan tani është ulur 1.2%...

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që...

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

Lajme të tjera

Web TV