Aspirina, “dëmton” zemrën? Studimi viral i mjekut, Bigfarma kundër tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Përdorimi i aspirinës e rrit me 26 për qind rrezikun e infarktit të zemrës tek njerëzit që kanë qoftë edhe një faktor predispozues lidhur me këtë gjendje. Ky është përfundimi i studimit të ri i botuar ditët e fundit në “ESC Heart Failure”, revista e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

Mjeku shqiptar Blerim Mujaj, i cili është autori i këtij studimi, tregoi për mediat se pacientët që kanë përdorur aspirinë kanë një shkallë më të lartë rreziku të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ai theksoi se kampioni i studimit ka qenë mbi 30 mijë pacientë nga SHBA dhe Evropa, dhe për këtë, rezulton se pacientët që janë përdorues të Aspirinës janë më të rrezikuar nga sëmundjet e lartpërmendura.

“Përdorimi i Aspirinës është menduar si një shpëtues, ose si zgjedhje, e cila mund të parandalojë një sulm dhe një atak të madh, që mund të shkaktojë një gjendje akute. Unë kam bërë një studim, i cili lidhet me pamjaftueshmërinë e zemrës. Aspirina përafërsisht përdore prej 100 vitesh në praktikë mjekësore dhe nuk kemi pasur njohuri të mjaftueshme nëse Aspirina e rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës ose jo. Studimi im është studimi i parë që e dëshmon një veprim të tillë dhe bazohet në koncepte të tjera në veprimin e aspirinës më shumë në enët e gjakut dhe në veshkë. Unë kam bërë një hulumtim me mbi 30 mijë pacientë, të shtrirë në dy kontinente, në Europë dhe në SHBA, janë pjesëmarrës me mbi 7 shtete që shtrihen gjeografikisht në këto dy këto kontinente dhe të gjithë pacientët që kam bërë hulumtimet kane qenë me pamjaftueshmëri të zemrës, por me faktorë rreziku për sëmundje të zemrës. Një grup ka përdorur Aspirinë dhe grupi tjetër nuk ka përdorur aspirinë. Tek grupi, i cili ka përdorur aspirinë, incidenca e pamjaftueshmërisë së zemrës ka qenë më e lartë. E rrit rrezikun me 26%”, tha ai.

Lexo edhe :  Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Ai shkoi më tej, ndërsa shprehet se në rastet e parandalimit primar të sëmundjeve kardiovaskulare, Aspirina nuk duhet të përdoret nga pacientët.

“Në parandalimi primar aspirina nuk duhet të përdoret. Edhe Shoqata Amerikane dhe Evropiane e Kardiologjisë ka reaguar në përmirësimin e udhërrëfyesve të fundit sa i përket praktikave të parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare ku e ka hequr rekomandimin e përdorimit të aspirinës në parandalimin primar të sëmundjeve kardiovaskulare”, tha ai.

Ai tha se studimi i tij nuk e shqetëson aspak se çfarë reagimesh kanë pasur prodhuesit e këtij medikamenti, i cili përdoret nga pacientët prej më shumë se një shekulli./O.S

Të fundit

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

Lajme të tjera

Web TV