Berisha, porosi krerëve të degëve/ “Hiqni dorë nga protestat, ndërmerrni bllokime”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike, ku dha edhe disa porosi.

Njëra prej tyre ishin protestat. Berisha kërkoi të zhvillohen protesta, por theksoi se nuk duhet që ato të jenë si protestat e zakonshme.

Ai deklaroi se anëtarësia dhe mbështetësit duhet të angazhohen në betejë pa kthim.

Gjithashtu, kreu i PD-së nënvizoi se duhet të studiohen pikat “nevralgjike” dhe të ndërmerren bllokime.

“Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi.

Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme.

Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.

A do pranojmë ne të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishin një seri dobësish dhe të metash.

Por këto nuk e justifikojnë kurrë që Bajrët, Pëllumb Gjokat, etj të votojnë votat tona.

Dita e zgjedhjeve është për votim, nuk është për konflikt, nuk është për armë. Jo. Koha para tyre është për betejë, për betejë pa kthim.

Dhe ne me Edi Ramën nuk kemi zgjedhje.

Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim.

U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne.

Lexo edhe :  Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.

Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli.

Por ama revolta duhet të jetë revoltë.

Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi.

Cilido që e ndjen veten të lirë, i themi se liria e tij është kallp. Megjithatë, ta gëzojë po të dojë.

Por ata që kanë bindjen politike se pluralizmi politik është jetik, është vendimtar për një komb, për një familje, për një shoqëri që të ecë përpara, duhet të bashkohet me ne. Duhet të bisedojmë, t’i ftojmë.

Për ata, Edi Rama është po aq armik po kaq sa për ne. Ne po bëjmë një luftë për idealet tona, po bëjmë një luftë jo për PD-në, po bëjmë një luftë për Shqipërinë, për pluralizmin politik, për shoqërinë shqiptare. Ky do jetë edhe lajtmotivi i Kuvendit”, nënvizoi Berisha./ S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV