Pneumonia misterioze, Kina rikthen maskat/ Europa merr masa të rrepta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë herë për të kontrolluar një formë misterioze të pneumonisë që ka infektuar mijëra qytetarë.

Shumë prej tyre janë shtruar në spital me komplikime të rënda në frymëmarrje. Vendi i dytë më i populluar në botë, po rikthen maskat dhe distancimin social pas shpërthimit të një pneumonisë, një sëmundje që prek kryesisht fëmijët.

Masat e urgjencës vijnë gati katër vjet pas shpërthimit të pandemisë së Covid, e cila u përhap në të gjithë globin në kohë rekord me qeveritë në të gjithë botën duke marrë masa urgjente si bllokime, puna në distancë, mësimi në distancë dhe mbajtja e detyrueshme e maskave.

Kina po rikthen maskat dhe distancimin social pasi mediat sociale janë mbushur me video dhe imazhe të qytetarëve të maskuar që presin në dhomat e urgjencës të disa spitaleve.

Për sa i përket informacionit dhe komunikimit, Kina po ecën në të njëjtin drejtim si me pandeminë e koronavirusit, duke i dhënë publikut shumë pak informacion për formën e panjohur të pneumonisë.

Kanë kaluar pothuajse saktësisht katër vjet që kur rastet e para të Covid-19 u zbuluan në qytetin kinez të Wuhan, pak para fundit të vitit 2019. Duke folur për CNN, Profesor Lina Wen, një mjeke tha se rritja e sëmundjeve të frymëmarrjes nuk duhet të jetë një shqetësim global./O.S

Të fundit

Endërr e një nate të trazuar gushti

Nga Thoma Gëllçi Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme,...

Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas. Lajmi u raportua nga Ekipi i...

50 mijë ha të shkrumbuara, Shqipëria, e para në rajon dhe Evropë për sipërfaqen e djegur

Shqipëria është vendi i parë në Rajon dhe Evropë për hapësirën me pyje e shkurre të djegur këtë vit në raport me totalin e...

Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë...

Largimi i Jack Grealish, Man. City i beson fanellën me numrin 10-të talentit francez

Manchester City i ka dorëzuar zyrtarisht fanellën ikonike me numër 10 lojtarit të ri Rayan Cherki, pas huazimit të Jack Grealish te Evertoni. Talenti 21-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV