Rikthehet i ftohti polar/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin duke filluar nga nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas goditjes polare që solli reshje të dendura bore, temperaturat u rriten dje për shkak të rrymimeve të fuqishme nga jugu dhe reshjet ishin në formë shiu.

Sot kemi një penetrim të ajrit të ftohtë polar deri në viset tona, por shumë jetëshkurtër, ngase ajri i ftohtë polar do të tërhiqet menjëherë nga nesër në drejtim të lindjes së Kontinentit. Reshjet e borës janë afatshkurtra dhe vetëm në disa rajon, pra të karakterit krejtësisht lokal.

Gjatë natës që po vjen parashihet të kemi kthjellime të pjesshme dhe për këtë arsye mund të kemi acar, por jo aq të fortë. Temperatuat minimale pritet të ulen në “minus” në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës dhe viset kodrinore-malore të rajonit.

Ajti i ftohtë polar do të ndjehet më shumë në Kosovë e veri të Malit të Zi e shumë më pak në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Nga nesër do të ndryshojnë tërësisht rrymimet ajrore. Sërish do të riaktivizohen erërat jugore dhe kësaj radhe direkt nga Afrika Veriore, priten rritje të ndjeshme të temperaturave sidomos të premten dhe të shtunën.

Temperaturat në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 22 gradë Celsius e në Kosovë deri në 18 gradë Celsius. Në ditën e dytë të fundjavës mund të kemi rikthimin e masave të ftohta polare./   S.M

Të fundit

Një hap tjetër drejt luftës nga India dhe Pakistani? Dy vendet shkëmbejnë sulme me raketa

Bota vazhdon të shikojë me ankth mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas...

Femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare në sondazh…

Bukuria shqiptare ka marrë gjithmonë vëmendje në mbarë botën dhe këtë herë një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më...

Pse Putin heshti për Ukrainën? Lideri i Kremlinit zbut tonet me Perëndimin

Në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq në Moskë, duke theksuar kontributin...

Zgjedhjet nën Lupë: Premtimet që do të kujtojmë, dhe ato që duhet të harrojmë

NGA EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, një analizë e premtimeve elektorale të pesë partive kryesore në Shqipëri—Partia...

Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Tirana në kolaps rrugor

Nga Leonard Veizi Giro d’Italia, krenaria italiane mbi dy rrota, zbriti edhe në Shqipëri. Katër ditë – jo shaka! Tirana nuk është më e jona. Është e...

Lajme të tjera

Web TV