Nuk është duhani, ja cili është armiku i jetëgjatësisë sonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhani konsiderohet si një ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të njeriut. Për shkak të tij, njerëzit vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mund të mos ngopet dot me frymë.

Por ekspertët kanë zbuluar një armik më të madh se duhani. Bëhet fjalë për ushqimet e shpejta: sufllaqet, paninet, hamburgerat, proshutat, patatet e skuqura , ëmbëlsirave industriale e të tjerë.

Një studim amerikan konfirmon se ngrënia e ushqimeve të një cilësie jo të mirë vret më shpejt se duhani. Të jemi të qartë, ushqimet e shpejta nuk janë konsideruar kurrë një alternativë e shëndetshme por ekspertët po zbulojnë gjithnjë e më shumë rreth tyre.

Ngrënia pa mendje në mesnatë ose edhe gjatë ditës e patatinave, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave, panineve e sufllaqeve është një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit.

Studimet amerikane, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se kufizimi i këtyre ushqimeve do të kursente plot 11 milion jetë.

Duhani shkakton 8 milion vdekje në vit ndërsa tensioni i lartë i gjakut si pasojë e ushqimit të keq i merr jetën 11 milion njerëzve. Ushqimet e shpejta ofrojnë kalori e yndyrna dhe asnjë ushqyes të nevojshëm siç është në rastin e perimeve dhe frutave.

Mungesa e një regjimi të shëndetshëm ushqimor rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut në zemër dhe diabetin e tipit 2. Ekspertët thonë se nëse nuk hiqni dorë plotësisht nga këto ushqime, përpiquni të vendosni disa ekuilibra në të mirë të shëndetit.

Për shembull, nëse jeni dashamirës të patateve të skuqura, vendosni disa kufij. Ju mund të hani 6 patate të skuqura në ditë për sa kohë i kombinoni ato me një sallatë shumëngjyrëshe e të pasur në vlera.

Lexo edhe :  Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

Studimi amerikan të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi gjithashtu një faktor interesant. Njerëzit që jetojnë në vende të zhvilluara e të pasura jetojnë më keq në aspektin ushqimor.

Ata konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara se njerëzit në vendet në zhvillim ku konsumi i drithërave dhe perimeve është më i lartë./   S,M

Të fundit

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Lajme të tjera

Web TV