Spondiloartriti, sëmundja që prek shtyllën kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme që tregon se vuani nga një sëmundje e pashërueshme.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të jetë një shenjë e hershme që tregon se vuani nga një sëmundje e pashërueshme.

Sipas tabloidit britanik The Sun, rreth 6% e njerëzve me dhimbje kronike diagnostikohen me spondiloartrit aksial, ose shkurtimisht SpA aksial.

Organizata “CreakyJoints” thekson se kjo sëmundje ka tendencë të fillojë në adoleshencën e vonë dhe në fillim të viteve 20, por mund të duhen mesatarisht 8.5 vjet për t’u diagnostikuar. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të bëjë që rruazat në shpinë të shkrihen së bashku, duke i bërë aktivitetet e përditshme shumë të dhimbshme. Në rastet më të këqija, një kockë e re mund të formohet në trup.

Trajtimi fokusohet në lehtësimin e dhimbjeve të pacientëve, në vend që të ndalojë përparimin e sëmundjes.

Është e dhimbshme për një reumatolog të shohë pacientë në një klinikë që kanë përjetuar dhimbje shpine për vite me radhë dhe që u është thënë se shkaku lidhet me lëndimet nga sporti apo nga lodhja. Dhimbja shpesh shfaqet kur dikush është në të 20-tat. Kjo mund të çojë në probleme të shëndetit mendor, si dhe më shumë dëmtim të shtyllës kurrizore. Gjendja prek nyjet e shtyllës kurrizore, duke shkaktuar dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek ijet. Por një tipar tjetër i zakonshëm i është dhimbja e vitheve e ngjashme me dhimbjen e nervit shiatik, që mund të ngatërrojë mjekët për të diagnostikuar sëmundjen”- tha Dr Raj Sengupta, duke shtuar se: “Dhimbja e nervit shiatik shkakton dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në vithe e deri te këmbët, por SpA aksiale shkakton dhimbje vetëm tek vithet, jo tek këmbët”./O.S

Lexo edhe :  Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

 

Të fundit

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet...

A mundet Inteligjenca Artificiale t’i përkthejë tingujt e kafshëve në fjalë?

Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve...

Koalicioni i partive të reja do të fitonte deri në 16 mandate, por ato u treguan egoiste

Partitë e reja kanë bërë një gabim taktik për zgjedhjet e 11 majit: janë treguar egoiste. Ato nuk u bashkuan në një subjekt të...

“Mbylleni këtë luftë të çmendur!” Trump humb durimin me Putin dhe Zelensky

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Kiev për një sulm ajror në ditët në vijim, Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësit nga të...

Ministri i Brendshëm pret eurodeputetët nga PE: Të angazhuar për zgjedhje të qeta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV