Ish-këshilltari në burg për vrasjen e bashkëshortes/ Reagon Pacolli: Jam i shokuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të ish-këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Pacolli thotë se është i shokuar nga kjo ngjarje, ndërsa inkurajon drejtësinë që të dënojë maksimalisht personat përgjegjës.

Ai e cilëson vrasjen e bashkëshortes së ish-këshilltarit të tij si një akt të tmerrshëm dhe makabër, që nuk është parë në traditën e shqiptarëve

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

E përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!”, shkruan ish-presidenti i Kosovës.

Ndërkohë, kujtojmë se ish-këshilltari i tij, Naim Murseli u arrestua nga policia së bashku me autorin Granit Plava.

Ky i fundit delaroi para hetuesve se për të kryer vrasjen është paguar me 30 mijë euro nga bashkëshorti i viktimës./E.T

Të fundit

U shkelen të drejtat! 100 gra protestojnë para Inspektoratit të Punës

Rreth 100gra të një fasonerie kanë protestuar përpara inspektoratit të Punës në Fier, për mosrespektim të të drejtave të...

Bella Hadid rrëfen se mezi pret të bëhet nënë

Bella Hadid ndau në një intervistë të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Modelja 28-vjeçare shpjegoi se përvoja e motrës së saj Gigi...

Erdogan nga Tirana bën thirrje për bashkim: Kur Europa ka qenë e përçarë,ka qenë e dobët

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur se Europa duhet të jetë e bashkuar përballë sfidave të sigurisë dhe atyre ekonomike. Komentet Erdogan i...

Samiti në Tiranë, Giorgia Meloni: Shqipëria është Europë si Italia!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë fjalës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian, u shpreh se “Shqipëria është Europë si Italia”. Ajo theksoi se...

“Je legjendë e PD-së por…”/ Vrenozi i kërkon publikisht Berishës të largohet

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të...

Lajme të tjera

Web TV