Moisiu, kritika të forta Greqisë/ “Po përdor Belerin si pretekst, të bëjë kthesë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kritikuar ashpër këtë të premte Greqinë për përplasjet me Shqipërinë, për shkak të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli dhe nuk është betuar ende.

Moisiu tha në Euronews Albania se Greqia po përdor një pretekst që nuk i bën aspak nder, ndaj duhet të bëjë kthesë.

“Preteksti është preteks. Në rastin konkret, Gjermania tha që s’mund të ngatërrohen problemet bilaterale me problemet ballore që ka Europa. Kjo duhet të ishte mësim për Greqinë. Veto e Greqisë është e patolerushme. Greqia duhet të bëjë kthesë. Nuk mund të vazhdohet në 2023 me metodat e 1945, Beleri dihet kush është. Por të mbash një figurë si Beleri për të krijuar përplasje mes dy vendeve fqinje tregon një qËndrim politik të vjetërsuar. Sot kur të gjithë tentojnë të hynë në Europë edhe Greqisë i bëhet mirë që ballkani të ndalojë të qenurit në situatë që të ketë të paparitura. Greqisë nuk i bën nder një qendrim i tillë. Ne kemi qenë korrekt dhe jemi në raportet mioqësore dhe fqinjësore dhe duam që të jenë korrekt dhe ndaj nesh”, u shpreh ai.

Ish-presidenti kujtoi një deklaratë të tij për Greqinë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e vitit 2003, në Selanik dhe theksoi se me fqinjin duhet gjetur një rrugë e përbashkët komunikimi.

“Unë përdor gjithmonë një fjalë, të cilën për herë të parë e përdorur në samitin e 2003 në Selanik. Shokun dhe mikun mund t’i zgjedhësh, por fqinjin ta jep Zoti. Pra me fqinjin duhet gjetur mënyra se si të bashkëjetosh, flas kur kemi kontradikta, jo më me një fqinj që jemi në rrugë të përbashkët për sa i përket politikës ekonomike dhe mbrojtëse”, nënvizoi Alfred Moisiu./e.t

Të fundit

Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme...

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka...

Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra e vajza për projektin e...

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin masiv të baterive të vogla...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Lajme të tjera

Web TV