Asfaltohet segmenti rrugor Shkozet-Plepa, Balluku: Lehtëson lëvizjen e automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon asfaltimi i segmentit nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punime ndërsa theksoi se Durrësi ka nevojë për një mbështetje të veçantë për shkak të shtimit të një numri të madh të projekteve të cilat do të kërkojnë edhe infrastrukturë të posaçme, siç është rasti i Marinës së Durrësit

“Është një punë që e kemi nisur dhe e kemi përfunduar në kohë rekord. Sipas një kërkese të Bashkisë së Durrësit, sigurisht edhe të Ministres Kumbaro, duke qenë se ky segment prej 4 kilometrash, Shkozet-Plepa, konsiderohet me të vërtetë i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, i rëndësishëm për turizmin, duke qenë se mbanë të gjithë trafikun veror të turizmit, por nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që ky është një segment lidhës përsa i përket të gjithë trafikut që vjen nga Jugu i Shqipërisë dhe drejtohet drejt Tiranës.

Durrësi ka nevojë për një mbështetje të veçantë për shkak të shtimit të një numri të madh të projekteve të cilat do të kërkojnë edhe infrastrukturë të posaçme, siç është rasti i Marinës së Durrësit. Aty ka nisur puna tashmë. Nga ana tjetër, jemi në prag të nisjes së garës ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, kështu që të gjitha këto projekte të mëdha do të jemi të detyruar edhe ne që ti përgjigjemi me infrastrukturë mbështetëse, qoftë kjo rrugore apo hekurudhore.’- u shpreh Balluku./O.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV