Të tjerë shefa policie të përfshirë në vrasje, pritet “shkundja” e policisë nga krimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë punën pas urdhrit të firmosur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla që detyron punonjësit e policisë të tregojnë nëse më herët kanë qenë përdorues të aplikacioneve të bisedave sekrete “Sky” dhe “Encro Chat”.

Një ditë pas këtij urdhri, burimet bëjnë me dije se ka nisur ngritja e një grupi punë që do të merren me formularët. Ato do të dorëzohen tek të gjithë efektivët e policisë të cilët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur programe të tilla dhe të argumentojnë arsyen e përdorimit. Ky proces pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Ministri Balla ka paralajmëruar se çdo punonjës që është përfshirë në biseda të tilla do të përjashtohet menjëherë nga detyra.

Ndërsa ata police të cilët kanë përdorur programet “Sky” ose “Encrochat”, por në formular do ta mohojnë, do të përballen me drejtësinë për deklarim të rremë si dhe do të përjashtohen. Megjithatë AMP nuk ka një database për të verifikuar nëse një punonjës policie ka qenë apo jo përdorues, por kjo pritet të zbulohet në vijim nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes Metamorfoza.

Burime për Vizion Plus shprehen se një tjetër goditje pritet që të zhvillohet me urdhër të prokurorisë së posaçme. Në verifikim nga drejtësia janë shefa krimesh në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet. Ndërkohë që në tavolinën e SPAK është ende dosja Metamorfoza e cila e ndarë në dy fraksione pritet që të shkundë kupolën e policisë.

AMP po përgatitet që të nisë paralelisht edhe procesin e Vettingut ku drejtuesit e lartë do të verifikohen për pasurinë dhe pastërtinë e figurës./  S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV