Basha vizitë në SHBA/ Takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining dhe me senatorin Dan Sullivan.

Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë prioritetet e PD-së, – ka theksuar zoti Basha, ndërsa i ka njohur dhe me nismat për vetingun në politikë dhe hapjen e listave, në mënyrë që tu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin direkt deputetin e tyre.

Basha ka përmendur korrupsionin dhe emigrimin si problemet kryesore në Shqipëri. “Shqipëria është ne vendet me numrin më te lartë të azilkërkuesve”, – theksoi Basha, ndërsa veçoi problemin e madh të këtij fenomeni, faktin që në grupin e atyre që emigrojnë janë kryesisht të rinj të kualifikuar që kërkojnë mundësi për një jetë me të mirë të cilën nuk ua ofron Shqipëria për shkak të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar mbështetjen për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.

Sulmet dhe presionet që politika po ushtron ndaj sistemit të drejtësisë janë konsideruar të papranueshme.

Një vend të veçantë zuri dhe situata ne rajon dhe shqetësimet për tendenca destabilizuese, gjë që u duk nga sulmi ndaj policisë me 24 shtator në Kosovë.

Të fundit

“Nuk mund ta përballojmë”/Gjermania kundërshton kërkesën e Trump për shpenzimet ushtarake

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë se Berlini nuk mund të përballojë të shpenzojë 5% të PBB-së...

Spiropali takim me sipërmarrës në Kamëz: Mbështetje për bizneset dhe investime në zonë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me sipërmarrës në qendrën e Kamzës, ku theksoi se investimet në zonë kanë ndikuar pozitivisht në...

Frika nga një tërmet shkatërrues, autoritetet greke hapin çadra për qytetarët

Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët e fundit, me mbi 200...

Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak të rolit të tyre në...

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë...

Lajme të tjera

Web TV