Dënimi për doping, Juventus merr vendimin për francezin Paul Pogba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“La Gazzetta Dello Sport” raporton këtë të premte se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogbanë, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit francez, i cili rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një takimi me Udinesen, në gusht.

Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori (kundëranaliza konfirmoi pozitivitetin) dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet.

Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet dhe çështja është ende objekt ankimimi në Gjykatën Sportive Italiane dhe CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në Zvicër).

Sapo të mësohet dënimi, skuadra torineze do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë tetë milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Që nga pezullimi i ish-lojtarit të Manchester United, Juventusi e ka paguar lojtarin minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj.

E përditshmja italiane zbulon gjithashtu se Juventusi ka identifikuar objektivin për të zëvendësuar Pogbanë: ai është holandezi Teun Koopmeiners, 25 vjeç, një nga lojtarët kyç të Atalantës, me një vlerë tregu rreth 40 milionë euro.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV