Nga arratia kërkoi t’i kthenin pronën e sekuestruar, Gjykata e Lartë “rrëzon” Ahmetajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Arben Ahmetajt që kishte kundërshtuar sekuestron e nje apartamenti në zonën e Shallvareve.

Kjo kërkesë është rrëzuar më herët  nga Apeli i Posaçëm, teksa kjo është kërkesa e disatë e Ahmetajt i cili kërkon të lirojë nga sekuestro pasuri të bllokuara.

Ish-numri dy i qeverisë Rama, ndodhet në arrati që prej korrikut të këtij viti, mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, sa i takon inceneratorëve.

Ndërkohë ai është marrë i pandehur edhe në lidhje me privatizimim e ish-fabrikës së bukës.

Sipas SPAK, Ahmetaj ka shkelur ligjin për privatizimin e fabrikës “Buka sha” e ndodhur në rrugën “5 maj”, në Tiranë.

Ish-zëvendës kryeministri dyshohet se ka favorizuar në ankand kompaninë fituese për privatizimin e ish fabrikës “Buka sha”, duke mos iu dhënë të drejtën pronarëve.

Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga ky privatizim përllogaritet në vlerën e 7 miliard lekëve.  Shkeljen e ligjit Ahmetaj dyshohet se e ka kryer në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë./   S.M

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV