Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Balla: Denonconi çdo rast të abuzimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët e mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Në një inspektim në rrugët e kryeqytetit, ku u takua me drejtues e punonjës të Policisë Rrugore, Ministri u informua nga Shefi i Komisariatit Besmir Qibini se janë rreth 300 drejtues mjeti nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

“Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat”, ishte apeli i Ministrit për efektivët e Rrugores.

Ai i ftoi ata të jenë shembulli e modeli i një qasjeje të re, që do ngrihet në një nivel tjetër në Polici.

Më tej, Balla ftoi dhe qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit tha ai, duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri nënvizoi se
qytetarët presin nga Policia, zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit.

Lexo edhe :  Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në prag të festave të fundvitit, ministri Balla kërkoi më shumë prezencë të Policisë në akset rrugore, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve./O.S

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV