Inteligjencë artificiale kundër korrupsionit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë premtoi se modernizimi dhe digjitalizimi do të vihen në shërbim edhe të luftës kundër korrupsionit, ndërsa premtoi “dhuratë” edhe për vendet e BE-së me “inteligjencën artificiale”. Duke u ndalur në veton e mundëshme të Greqisë Rama tha se nuk ka tërheqje.

Në fjalën e tij të mbajtur para Kryeministri Edi Rama tha se tenderat do bëhen me Inteligjencë Artificiale dhe pa letra, duke lehtesuar keshtu procedurat, por sipas kreut të qeverisë do të minimizojë edhe çështjen e korrupsionit.

“Në Shqipëri zhvillohet një numër tenderash që është sa një bashki e mesme. Numri i komisionerëve është sa numri i banorëve të një bashkie te mesme. Mijëra e mijëra…Proceset janë absolutisht arkaike, pavarësisht se ligji i prokurimeve ka avancuar.

Ne po punojmë do ti çojmë parlamentit një projekt të ri për futjen e inteligjencës artificiale në prokurime, por ambicia është që brenda këtij mandati ne të prezantojmë sistemin e prokurimeve me inteligjencë artificiale që do të thotë faktikisht se do të prokurohet pa letra. Të gjithë konkurrentet nuk do të kenë asnjë kontakt me asnjë komisione dhe çdo kush që mund të jetë më sipër nuk do mund ta influencojë tenderin”-tha Rama.

Sipas projektit që pritet në vihet në zbatim në muajt e ardhshgëm, të gjitha të dhënat e çdo kompanie do merren nga IA dhe jo nga kompania. “Kompania thjesht do sjellë projektin, do japë çmimin dhe do presë rezultatin. Asgjë tjetër. Kjo do jetë transparente për të gjithë. IA do bëjë të gjithë pastrimin e procedurave”, tha Rama.

Integrimi i Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama tregoi në Kongresin e PS se ka bashkëpunuar me Mira Muratin, drejtuese e Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve  me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.

Kreu i qeverise shpjegoi se kërkesa e BE për harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE, do të bëhet përmes ChatGPT, duke eliminuar sipas tij “një armatë me përkthyes dhe një batalion me juristë dhe të shpenzojmë miliona euro”. “Askush nuk e kishte dëgjuar emrin e një vajzë vlonjate, Mira Muratit. E dëgjuam kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificiale.

Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vet. Unë kam fiksimin tim. E kërkoj Mira Muratin, i ndrojtur nga një ndoreje që nuk më karakterizon dhe ajo me jep një takim telefonik. Dëgjoji një zë  miqësor që shkrin agullin dhe unë marr guximin ti kërkoj ndihmë për ta bërë gati Shqipërinë më shpejt për anëtarësim në BE.

Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor. Unë e pyes a është e mundur që në vend se ne sic kanë bërë vendet e tjera të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juriste dhe të shpenzojmë nuk e di sesa dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT?

Ajo e dëgjoi parashtrimin dhe më përgjigjet “Po” më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të përbashkët që ne krijuam me AKSHin dhe ekspertët e saj.

Sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja bashkë me dilemën greke unë do ju le si kartolinë të vitit të ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për ndërvendosjen në legjislacionin të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

Integrimi dhe bllokimi nga Greqia

Kryeministri Edi Rama gjatë fjales së tij në Kongresin e PS-së, foli për një skenar të mundshem të bllokimit të procesit të hapjes së negociatave nga Greqia. Sipas tij, “Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme.

Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore, Greqia.

Historia dihet, qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte”. Edhe për këtë pjesë kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë një ngërç që do të kalohet, por në të kundërt nuk do i ndruhet çdo lloj vetoje.

Duke e lidhur këtë ngërç me Greqinë për rastin Beleri, Rama u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë tërheqje, duke lënë qartësisht të kuptohet se rasti i tij është një çështje e drejtësisë dhe jo politike.

“Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë. Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet”.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tërheqje, edhe nëse vendi fqinj do të aplikojë veton. “Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE fuqia organizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Ndaj çdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t’i vërë gishtin kokës së vetë çdo ditë, unë ia vë, dhe t’ia kujtojmë mirë këtë.

Fakt absolut, nëse PS vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në dikutim serioz. Në një botë, rajon, kohë, kur çdo ditë kur dikush ndalin, distanca kur dikush vrapon, bëhet shumë e madhe. Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme.

Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore.

Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte.

Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë.

Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet. Juve të gjithëve dhe shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’u them se në rast se kjo ndodh, unë nuk kthehem nga Brukseli i mërzitur.

Asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar dhe i motuar për të vazhuar sëbashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët. Por dhe i binduar se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë procesin e antarësimit”-tha Rama.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV