Veliaj në SHBA, i ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë shqiptare në Nju Jork

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.

“I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë”, u shpreh Veliaj.

“Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait – duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort – është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho – e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan kryebashkiaku.

/O.S

Të fundit

Universiteti Bujqësor: Një Model për Arsimin e Lartë dhe Një Zgjim për Homologët

Nga Fejzo Subashi. Në një klimë ku besimi ndaj institucioneve publike shpesh zbehet dhe akademia shqiptare në shumë raste vuan...

Alarm për bombë në Prishtinë, anulohet koncerti i Noizyt!

Rap-artisti Noizy ishte planifikuar të performonte mbrëmjen e së martës në një nga klubet më të njohura të Prishtinës, por gjithçka u anulua në...

Zjarr apokaliptik në Greqi! Flakët “gllabërojnë” zonat malore

Forca të mëdha zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me zjarret pyjore në vendin ballkanik. Sipas zjarrfikësve, zjarret kanë përfshirë një zonë malore dhe të paarritshme...

Popullsia e Evropës, Shqipëria e 31-ta, Kosova e 35-ta

Nga ROLAND QAFOKU Shqipëria është në vendin 31-të, nga 51 shtete që ka Evropa, për nga numri i popullsisë. Me 2.770.000 banorë, vendi ynë lë...

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit, vetëm disa kilometra në verilindje...

Lajme të tjera

Web TV