“Verë” në dimër, sinoptikani tregon surprizat e motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë një parashikim të motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme, ditën e hënë dhe të martë.

Osmani thotë se në zonat malore do të kemi reshje të pakta bore në fundjavë, por e hëna dhe e marta sjellin rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi temperatura më të larta se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor.

Osmani: “Dita e premte mbetet me mot të qëndrueshem. Do të ketë intervale të gjata me kthjellime gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell vranësira, por nuk do të ketë reshje.

Dita e shtunë do të mbetet me mot të qëndrueshëm, do të ketë diell, kryesisht në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonën malore do të ketë vranësira të pakta.

Vranësirat ditën e diel pritet të bëhen më prezente dhe në zonat veriore, veri-lindore priten reshje bore. Do të jenë në sasira të pakta dhe jo problematike.

Ditën e hënë dhe ditën e martë kemi sërish përmirësim të kushteve të motit.

Edhe pse sot kemi vlera minimale deri në -4 gradë Celsius, fundjava sjell një përmirësim të temepraturave.

Në zonat malore do të kemi temperatura -2 gradë celcius dhe maksimumet rreth 14 gradë celcius. Ndërsa dita e hënë dhe dita e martë jo vetëm do të sjellin motin me diell, por do të kemi dhe rritje të tempertaurave.

Në orët e mesditës do të kemi dhe tempertaura deri në 17 gradë celcius duke bërë që të kemi temperatura 2 apo 3 gradë më shumë se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor.”/  S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV