Me festat dhe gjelat e detit, vjen edhe tregu më i madh i shpendëve për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin e gjelave të detit, në Baldushk, edhe këtë vit çmimi i gjelit të detit është rritur me 100 lekë.

Pavarësisht kësaj, shqiptarëve nuk do t’ju mungojë mbreti i tavolinës, pasi prenotimet kanë nisur që prej 1 muaji më parë.

Zeliha Saliu, banore e zonës na tregon se këtë vit gjelin e detit e shet me 1200 lek/kg ndërsa pulën me 1400 lekë.

“Prenotojnë me telefon, ose vijnë këtu, shohin gjelat, i zgjedhin dhe vijnë i marrin me datë 28-29 dhjetor. Unë kam 100 krerë, gjysmat i kam të prenotuara”.

Rritja e çmimit tregojnë fermerët e Baldukshut ka ardhur dhe prej rritjes së shpenzimeve që ata kanë, ndërsa tregojnë edhe vështirësitë, me të cilat hasen gjatë vitit.

“Ne rrimë gjithë ditës pas tyre, 8 muaj i rrimë nga pas. Është rritur edhe misri, duhen edhe gjilpëra, kanë shpenzime”, tha një banor.

Krahas atyre që e kanë prenotuar me telefon, në Baldushk takuam dhe qytetarët që shkuan ta zgjedhin vet gjelin që do të shtrojnë në tryezë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

“Erdhëm ta blejmë gjelin, shumë shpenzime kemi pasur këtë vit, po gjelin nuk do ta lemë pa blerë”, tha një qytetar.

Ditën e hënë, në Baldushk do të bëhet funksional dhe tregu i gjelit të detit, që do të qëndrojë i hapur deri më 31 dhjetor./O.S

Të fundit

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

“Milani zgjedhja e duhur”, Modric: Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin

Luka Modric dha intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit. “Doja të qëndroja...

Lajme të tjera

Web TV