Polemika në Itali për Vendimin e Kushtetueses në Shqipëri për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane duket e pashqetësuar që pezullimin e përkohshëm që i bëri Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, marrëveshjes Rama – Meloni për emigrantët.

Mediat italiane shkruajnë se nga zyra e Kryeministres Meloni nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për këtë çështje. Megjithatë, burime nga kabineti qeveritar në Romë thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, për shkak në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Për opozitën italiane, vendimi i Kushtetueses në Tiranës është një “shuplakë e fuqishme” që i jepet asaj që nga opozita konsiderohet si marrëveshje e jashtëligjshme, siç tha deputeti i të gjelbërve Angelo Boneli.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera se pse u vendos pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjes.

“Sepse pas ratifikimit, Gjykata – sipas rregullave tona – nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Ankesa ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit. Në kërkohet ta shqyrtojmë protokollin në detajepër ato dy pretendime të ngritura nga një e katërta e Kuvendit të Shqipërisë, por e përsëris, ne nuk kemi hyrë vërtet në këtë çështje”.

Zaçaj thotë se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e marrëveshjes brenda 6 Marsit të vitit të ardhshëm. /O.S

 

Të fundit

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin...

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve të Bashkuara në më shumë...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Lajme të tjera

Web TV