Planifikonin sulme terroriste, arrestohen 7 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Synonin të sulmonin institucionet hebraike, dyshohet se janë anëtarë të vjetër të Hamasit

Katër të dyshuar si anëtarë të Hamasit janë arrestuar në Gjermani dhe Holandë nën dyshimet për planifikimin e sulmeve ndaj institucioneve hebraike në Evropë.

Tre të tjerë u arrestuan në Danimarkë për të cilët autoritetet thonë se janë anëtarë të vjetër të Hamasit. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha se kërcënimi ishte ishte tepër serioz. Arrestimet u kryen ndërsa Izraeli vazhdon operacionet për të shkatërruar Hamasin në Rripin e Gazës.

“Pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit ndaj popullatës izraelite, në vendin tonë janë shtuar gjatë javëve të fundit përfshirë edhe sulmet ndaj hebrenjve në institucionet hebraike,” tha ministri gjerman i drejtësisë.

Prokurorët gjermanë thanë se shtetasi holandez Nazih R u arrestua nga policia në Roterdam, Abdelhamid Al A dhe Ibrahim El-R, të lindur në Liban, si dhe shtetasi egjiptian Mohamed B, u arrestuan në kryeqytetin gjerman.

Abdelhamid Al A ishte ngarkuar nga udhëheqësit e Hamasit në Liban për gjetjen e burimeve për sigurimin e armatimeve. Armët do të çoheshin në Berlin dhe do të mbaheshin gati për sulme të mundshme terroriste kundër institucioneve hebraike.

Zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri mohon se ka anëtarë të Hamasit të arrestuar në Danimarkë, Gjermani ose ndonjë vend tjetër evropian. Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë thuhet se shtatë personat e arrestuar po vepronin në emër të Hamasit.

Në fillim të këtij muaji, Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson paralajmëroi se Evropa po përballet me një rrezik të madh të sulmeve terroriste gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Kërcënimi terrorist në Danimarkë aktualisht qëndron në nivelin e katërt. Agjencia e sigurisë dhe e inteligjencës thonë se kërcënimi kryesor për Danimarkën vjen nga militantët islamikë, të cilët janë të frymëzuar nga propaganda./O.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV