Dallgët e forta fundosin anijen me emigrantë në brigjet e Libisë, të paktën 61 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me emigrantë besohet se është mbytur në brigjet e Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Sipas dëshmisë së disa të mbijetuarve, anija ishte nisur nga qyteti Zuwara me rreth 86 persona në bord. Dallgët e larta fundosën anijen dhe 61 emigrantë, mes të cilëve fëmijë, janë të zhdukur dhe supozohet se kanë humbur jetën, raporton BBC.

25 të mbijetuar të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në një qendër në Libi. Sipas agjencisë së OKB, viktimat ishin nga Nigeria, Gambia dhe vende të tjera afrikane.

Libia është një nga pikat kryesore prej nga nisen emigrantët në përpjekje për të kaluar Mesdheun për të mbërritur në Europë.

Agjencia Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson se më shumë se 2200 persona janë mbytur gjatë këtij viti teksa kanë tentuar të kalojnë Mesdheun, duke e bërë këtë itinerar rrugën më të rreziksjme në botë për migrantët./O.S

Të fundit

Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes...

Po nuk ndryshuat, do jeni knock out me zgjedhjet e Tiranës!

Ben Andoni Do jetë e vështirë që kryeministri Rama pas këtij pushteti të madh të ardhur pas zgjedhjeve 2025 për të ruajtur një status quo...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna, pas një aksidenti drithërues. Juki Tsunoda...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Lajme të tjera

Web TV