Donald Trump sulmon sërish emigrantët: Po “helmojnë” gjakun e Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pjesë e fushatës së tij elektorale, ish-presidenti ka përdorur vazhdimisht një fjalim nxitës për politikën e imigracionit të Biden. Duke folur në një tubim të fushatës në New Hampshire të shtunën, ai denoncoi numrin rekord të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin amerikan në mënyrë të paligjshme.

Ai gjithashtu u zotua të godasë imigracionin e paligjshëm dhe të vendosë kufizime për hyrjen e emigrantëve të ligjshëm nëse siguron një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë. Ata vijnë nga çdo cep i botës dhe e pushtojnë vendin tonë”, u tha Trump mijëra mbështetësve në qytetin e Durham.

Në kontekstin e fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump ka përdorur vazhdimisht një fjalim nxitës për të sulmuar politikën e ndjekur nga presidenti demokrat i SHBA Joe Biden për imigracionin.

Të shtunën, ai përshtati tekstin e një kënge për të krahasuar emigrantët e paligjshëm me gjarpërinjtë vdekjeprurës.

Nëse zgjidhet president i SHBA-së, Trump ka premtuar të ndalojë “pushtimin e kufirit jugor” të vendit dhe të nisë “operacionin më të madh të dëbimit” të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane.

Ai përdori pretendimin se emigrantët e paligjshëm po “helmojnë gjakun” në një intervistë që dha në faqen e internetit The National Pulse në fund të shtatorit. Ajo ishte kritikuar nga Lidhja Anti-Shpifje (ADL), një OJQ hebraike që lufton antisemitizmin dhe ekstremizmin.

Udhëheqësi i ADL Jonathan Greenblatt e quajti komentin “racist, ksenofob dhe të neveritshëm”. Jason Stanley, një profesor në Universitetin Yale dhe autor i një libri mbi fashizmin, paralajmëroi gjithashtu se retorika e Trump është e rrezikshme.

Në tetor, një zëdhënës i stafit të fushatës së manjatit republikan i hodhi poshtë kritikat ndaj retorikës së Donald Trump si “të pakuptimta”. Stephen Chung vuri në dukje se shprehje të ngjashme përdoren shpesh në libra, botime dhe programe televizive./kb

Lexo edhe :  “A mund të vdes, të lutem?”

 

Të fundit

Aksidentet rrugore me monopatina/ Në 6 muaj 49 ngjarje, mbi 700 masa administrative

Dyzet e nëntë aksidente rrugore janë regjistruar në Tiranë nga janari deri në fund të qershorit, ku të përfshirë...

Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj...

Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra (VIDEO)

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it...

Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme. Kështu në këto...

“Korja e Tokës po zhduket nën këmbët tona…”/ Alarmon eksperti, ja çfarë mund të ndodhë

Korja e Tokës po zhduket pikërisht nën këmbët tona dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë këtë. Dr.Brenhin Keller nga Departamenti i Shkencave...

Lajme të tjera

Web TV