E pazakontë! Avioni me pasagjerë ‘niset vetë’, shkakton përplasje e kaos në aeroport

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në momentet e frikshme të regjistruara në kamera shihet një avion niset papritur nga vendi i parkimit të tij në një aeroport në Argjentinë duke përplasur mjetet dhe karroceritë e shkallëve në asfalt.

Ngjarja e pashpjeguar duket se është nxitur nga erërat e forta në aeroportin Jorge Newbery pranë kryeqytetit Buenos Aires që shkaktuan dëme në rajon.

Avioni i linjave Aerolineas Argentinas Boeing 737-700 u nis papritur duke rrëzuar shkallët e pasagjerëve dhe automjetet e punës që ndodheshin në pistë.

Në pamje shihet që krahu i avionit godet një ndërtesë, teksa shkaktoi ndalimin e fluturimeve për të paktën një orë1

Një stuhi erërash goditi Argjentinën në fundjavë, teksa në Uruguajin fqinjë regjistroi disa viktima.

Shërbimet meteorologë të Uruguait thanë se dy njerëz kishin humbur jetën prej erërave të forta në juglindje të vendit.

Në Argjentinë stuhia kishte rrëzuar disa pemë në kryeqytetin Buenos Aires./DailyMail/

 

FOTO GALERI
1/3

Në momentet e frikshme të regjistruara në kamera shihet një avion niset papritur nga vendi i parkimit./O.S

Të fundit

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Lajme të tjera

Web TV