Një prej femrave më të bukura shqiptare, vajza e arbitrit të njohur fiton “Miss Earth”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drita Ziri ka fituar Miss Earth, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar.

Drita Ziri u kurorëzua “Miss Earth 2023” sot, më 22 dhjetor, në Vietnam. Ajo pasoi Mina Sue Choi të Koresë së Jugut, e cila mban titullin Miss Earth 2022.

Një prej femrave më të bukura shqiptare, vajza e arbitrit të

Miss Earth është një konkurs vjetor ndërkombëtar që mbahet për të festuar “format e shumta të bukura dhe të ndryshme të faunës dhe për të promovuar më tej ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit tonë”.

Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit.

Ziri mposhti 84 konkurrente të tjera që konkurruan për titullin Miss Earth – një nga katër konkurset kryesore ndërkombëtare në botë së bashku me Miss Universe, Miss World dhe Miss International. Kjo e bëri atë mbretëreshën e 22-të të bukurisë që fitoi kurorën e shumë lakmuar të Miss Earth.

Si ambasadore e re e Miss Earth me seli në Filipine, Drita do të përfaqësojë organizatën, e cila ka avokimin e veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Ziri pritet gjithashtu të përdorë platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndikuar tek të tjerët për të ndihmuar në shpëtimin e planetit. Edicioni i vitit të ardhshëm i Miss Earth do të mbahet sërish në Vietnam./E.T

Të fundit

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Lajme të tjera

Web TV