Gazeta ‘DANAS’ publikon skemën: Si i bleu votat Vuçiç?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media serbe ‘Danas’ ka zbërthyer skemën se sipas saj Partia e Presidentit serb, Aeksandar Vuçiç, ka blerë votat për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Danas shkruan se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka dhënë me qira hapësirën për call center të partisë së Vuçiç në Qendrën Sportive “Çair” në Nish, ku sipas kallëzimit penal të opozitës, janë blerë votat në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Gjorgje Stankoviç, deputet dhe kandidat në listën “Serbia kundër dhunës”, paraprakisht ka paraqitur kallëzim penal në polici për shkak të dyshimit se dhënia dhe marrja e ryshfetit është kryer në qendrën e SNS në Qendrën e votimit “Çair”.

Sipas informacioneve të tyre, “aty ka pasur njerëz që kanë organizuar blerjen e votave. Votuesit dyshohet se janë paguar nga 9,000 dinarë ose rreth 76 euro.

Drejtoria e Policisë së Nishit paraprakisht ka njoftuar përfaqësuesit e listës zgjedhore “Serbia kundër dhunës” se deri në fund të javës së kaluar do t’i informojnë se çfarë kanë bërë dhe çfarë mund të bëjnë në përgjigje të gjetjeve të tyre.

Nga ana tjetër, 7 të dyshuarit për veprime të dhunshme në protestën e 24 dhjetorit kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë./E.T

Të fundit

Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, kemi furnizim normal

Në një deklaratë për mediat të mbajtur nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të Energjisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja...

I prenë veshin dhe e goditën me shishe në kokë, detajet e 21-vjeçarit në Tiranë

Zbulohen të tjera detaje nga sherri mes disa të rinjve në Tiranë ku mbeti i plagosur një 21-vjeçar. Tre autorët e ngjarjes raportohet se...

Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në...

U kap me kokainë në makinë, Marina Fara: E mbaja për përdorim personal!

Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me doza kokaine...

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për t’u aktivizuar në futbollin anglez,...

Lajme të tjera

Web TV