Ngërçi me Greqinë/ Hasani: Angazhim serioz për të gjetur një zgjidhje nga të dyja palët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ka një negociatë mes Tiranës zyrtare dhe Athinës zyrtare për pasuesin apo kujdestarin e ri të Bashkisë Himarë, referuar këtu njoftimit të kryeministrit për të larguar Jorgo Goron si një hap drejt zgjidhjes së ngërçit me Greqinë?”, ishte kjo një nga pyetjet që ju drejtua ministrit Hasani gjatë konferencës për mediat në bilancin e punëve të bëra për vitin 2023 dhe prioritetet për 2024-ën.

Duke mos preferuar të japë një përgjigje të drejtëpërdrejtë, ministri Hasani tha se shpreson që të gjitha problematikat të anashkalohen në vitin 2024 dhe Shqipëria të hyjë në Vitin e Ri me ide të qarta drejt të qënit një anëtar i ardhshëm i Bashkimit Europian.

Igli Hasani: Ka negociata, ka ide, ka angazhim serioz nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje e cila do të japë një dinamikë të re për 2024-ën. Ne po vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona që angazhimi i Shqipërisë në raport me rrugën drejt BE të jetë sa më i qartë. Të gjitha detyrimet që kemi marrë përsipër të jenë të realizuara që në momentin e parë, organizimi i Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të jetë një pjesë që do t’i lidhet të gjithë këtij kontributi që është dhënë deri më tani. Shpresojmë që në fillim të 2024-ës, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të realizohet dhe të gjitha problematikat të anashkalohen dhe ne të hyjmë në 2024-ën me ide të qarta drejt të qenit një anëtar i ardhshëm i BE. Ne na duhet të thellojmë reformat dhe të marrim përsipër detyrimet që ne vetë i kemi pranuar./O.S

Të fundit

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë...

Fëmijët në Gaza vriten teksa prisnin të mbushnin ujë/ Izraelitët: Ishte gabim teknik

Të paktën dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve al-Nuseirat në Gazën qendrore të dielën,...

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar, anija kroçere Silver Whisper. Ajo ka...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

Lajme të tjera

Web TV