Pse nuk po ngjit Berisha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila

Para disa ditësh, për të liruar vendin në bibliotekë, po seleksionoja gazetat ku kisha shkruar ndër vite, pa dalë ende portalet. Po mbaja vetëm koverin dhe faqen ku ishte artikulli im, por syri rrëshqiste edhe në faqet që hiqja. “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, revista e më vonë gazeta MAPO, “Shekulli”, “Tema”, ishin mediat ku kisha shkruar të cilat kishin ajkën e mendimit shqiptar.

Sot disa ende janë, disa prej tyre nuk ekzistojnë kurse të tjerat janë kthyer në margjinale. Por në ato kohë bënin trendin e opinionit publik. Emrat që shkruanin ishin ajka e mendimit intelektual publik shqiptar, ku sot disa janë tërhequr në punët e tyre e disa nuk janë më.

Drejtorët dhe kryeredaktorët e tyre, gazetarët, ishin ata që kanë mbetur si emra në gazetarinë tonë ku disa e vazhdojnë profesionin kurse të tjerë, jo. Kur i shfleton pas 10-12 vitesh, shikon se kundër Berishës në ato kohë ishte bashkuar gjithë mendimi përparimtar.

Nuk ishin me Ramën, por Ramën e shikonin si njeriu që mund të zëvendësonte Berishën dhe që gjithsesi nuk do ishte më keq. Nuk e di se sa prej tyre Rama i ka zhgënjyer apo përmbushur parashikimet, por ajo që kupton nëse shfleton faqet e zverdhura të shtypit, është që Rama nuk mund t’i paguante të gjithë dhe as i kishte të gjithë militantë. Rama ishte pjesë e nevojës për ndryshim e që pati aftësinë të kalëronte dallgën antiberishë dhe të paraqiste veten si e vetmja alternativë politike.

Sot Berisha ka vetëm disa gazetarë që i paguan, kurse shoqëria shqiptare është tërësisht indiferente ndaj tij. Media që e pasqyron aktivitetin e tij e bën për klikime, ku klikimet nuk janë bashkim me kauzën, por kuriozitet shpeshherë zbavitës. Pavarësisht prezencës së tij në publik, asgjë nuk ndryshon në preferencën e votës.

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Ai është kërshëri i ditës, por jo shpresa e ndryshimit.

Viti 2013 ishte viti i fundit kur shoqëria shqiptare ishte idealiste. Tashmë janë bërë të gjithë pragmatistë, ku të parët janë ata qe flasin për Berishën në emër të idealeve me gjuhën e vjetërsuar të 1991-shit duke filluar nga vetë Berisha. Ndaj nuk ndez revolta./e.t

Të fundit

Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 8 mandate

Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një...

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me anë të...

Komenti i Ramës pas fitores: LaCivita, parukieri që do bënte Berishën si Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet në Shqipëri, duke përfituar nga ndjenjat pro-BE për t’u bërë udhëheqësi demokratik më...

PS “pushton” edhe diasporën, thellohet diferenca, Lapaj i treti

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë...

Betejë e fortë në PD, këto janë emrat e Tiranës që po luftojnë për një vend në parlament

Një luftë për dy vende është ajo e Partisë Demokratike në Tiranë. PD ia doli që të rimarrë mandatin që për pak kohë ia...

Lajme të tjera

Web TV