Taksat e reja dhe sfidat e vjetra të 2024-ës! Nis taksimi i 29 mijë profesionistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 janari i këtij viti sistemit tatimor në vend i shtohen edhe mbi 29 mijë profesionistë të lirë. E gjithë kjo kategori që ofron shërbime profesionale do të tatohet me 15% ku ka të ardhura deri në 14 milionë lekë dhe tatim 23% kur të ardhurat janë mbi 14 milionë. Taksimi i kësaj kategorie me fasha pritet të sjellë 30 milion euro të ardhura në arkën e shtetit përgjatë gjithë vitit.

Po ashtu, që në nisje të këtij viti rritet me 1.5% akciza për produktet energjetike, kafen, karburantin, verën, birrën apo produktet e tjera alkoolike. Si dhe do të vazhdojë rritja e akcizës për duhanin e nënproduktet e tij.

Konkretisht akciza e naftës, benzinës, lëndëve djegëse, solarit, mazutit apo biodiselit rritet me 1.8 lekë, pasi nga 37 lekë që ishte deri në fund të vitit që lamë pas shkon në 38.8 lekë që në nisje të këtij viti. Kjo rritje mund të përcillet edhe tek çmimi i karburantit për qytetarët.

Sektorët kryesorë të ekonomisë presin që inflacioni do të jetë i lartë të paktën deri në muajin mars 2024, por nëse situata vështirësohet Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar rritje tjetër të normës bazë të interesit.

Përtej sfidave, edhe për këtë vit kryefjala ekonomisë pritet të jetë arritja e pagës mesatare në nivelin 900 euro në sektorin publik, indeksimi i pensioneve në tetor dhe bumi turistik i pritshëm midis shifrave 13-15 milionë të huaj. Gjatë këtij viti rritja ekonomike pritet të jetë 3.8%, borxhi publik do të zbresë nën 60%, si dhe është parashikuar rritje e punësimit e ulje e papunësisë./e.t

Të fundit

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Lajme të tjera

Web TV