Turizmi/ Rama: Shqipëria, gati për të zbuluar të gjitha bukuritë e saj gjatë 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2023 u mbyll me mbi 10 milionë turistë për Shqipërinë, një shifër kjo rekord në historinë e turizmit për vendin tonë.

Por ambiciet e qeverisë shqiptare janë që ky numër, jo vetëm të arrihet sërish gjatë vitit 2024, por edhe të tejkalohet.

Kështu, sezoni turistik 2024 është premtues dhe pritshmëritë janë të mëdha, e për këtë arsye edhe Ministria e Turizmit ka nisur nga puna për të përmbushur objektivat.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë vitit 2024, duke ofruar të gjitha llojet e turizmit.

“Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama.

Qeveria synon që Shqipëria ta shtrijë turizmin gjatë gjithë vitit.

 

 

/O.S

Të fundit

Greqi, punonjësit e mediave nisin grevën

Me thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias në Greqi (ESHEA) të gjithë punonjësit e mediave shkuan në një...

Çfarë do të ndodhë me kampet italiane në Shqipëri

Komisioni Evropian prezantoi të martën një rregullore të re që, nëse miratohet, do t’u mundësojë vendeve anëtare të transferojnë azilkërkuesit e refuzuar në vendet...

Paga mesatare arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve

Rritja e pagave për sektorin publik si dhe aksioni anti-informalitet kundër nëndeklarimit të pagave, kanë dhënë ndikim në rritjen e pagës mesatare në vend. Instituti...

Votimet në Groenlandë, papritur në lojën globale

Nën debatin e ndezur pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë Groenlandën, populli po zgjedh një parlament të ri. Pak më...

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, ja një nga simptomat e para

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një...

Lajme të tjera

Web TV