Rama kalon në skaner punën e qeverisë/ Ҫfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të këtij viti, puna e çdo ministri të qeverisë do të kalojë në skaner. Kryeministri Edi Rama, pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, për të bërë një analizë të detajuar të punës së secilit prej ministrave deri më tani, si dhe projekteve për vitin 2024.

Gjithashtu, mësohet se mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë, do të bëhet në 9 Janar, ku secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e arritura të dikasterit që drejton, ato të lëna pezull dhe planet për 2024-ën.

Gjithsesi, në konferencën e fundivitit Kryeministri Edi Rama, vlerësoi ecurinë për ekonomisë së vendit, sigurinë, shërbimet publike duke bërë të qartë se arritjet janë të dukshme, dhe ajo çfarë mbetet për t’u analizuar janë sfidat.

Mbledhja e fundit e qeverisë ishte në Tepelenë në muajin Korrik.

Ashtu si para çdo takimi të tillë, hidhen hipoteza të shumta për ndryshime në qeveri, por gjithsesi nga kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë sinjal të tillë.

Ndryshimet e fundit të qeverisë, u bënë në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator, ku kryeministri Edi Rama solli emra të rinj në 6 dikastere, ndërsa risolli Ministrinë e Pushtetit Vendor./e.t

Të fundit

Gratë punojnë më shumë, por fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për...

Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet...

Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Çmimet e apartamenteve po shënojnë...

Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka...

Taulant Balla tallet me Lapajn: Mos ka gisht Agron Shehaj që të zunë mat kandidatin?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" në Sarandë, Ergys...

Lajme të tjera

Web TV