Si ndikon cilësia e gjumit në shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunitar, për të përpunuar informacionin dhe për të rimarrë energji para se të fillojë një ditë e re. Por çfarë ndodh kur nuk flini aq sa duhet ose kur nuk bëni një gjumë të qetë?

Dobëson sistemin imunitar

Imagjinojeni sistemin tuaj imunitar si një ushtri, gjithmonë në gjendje t’ju mbrojë nga forcat e liga (infeksionet dhe sëmundjet). Ashtu si një ushtri, sistemi juaj imunitar ka nevojë për kohë për të ndërtuar mbrojtjen e tij. Kur flini, sistemi juaj imunitar përgatitet për “luftë” duke prodhuar substanca (antitrupa dhe citokina) që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve ose sëmundjeve.

Gjumi i pamjaftueshëm dobëson sistemin tuaj imunitar duke mos e lejuar atë të krijojë mbrojtje të mjaftueshme.

 

Probleme me frymëmarrjen

 

Apnea obstruktive e gjumit është një çrregullim i frymëmarrjes gjatë natës që mund t’ju privojë nga gjumi. Privimi nga gjumi mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj gripit ose ftohjes së zakonshme, si edhe mund të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese.

Probleme me zemrën

Kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, gjumi i tepërt ose i pamjaftueshëm, mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj kardiovaskular.

Rritet rreziku ndaj kancerit

Një studim i vitit 2015, zbuloi se mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, si kanceri i prostatës, kanceri i gjirit dhe kanceri i gojës.

Rekomandohet të flini të paktën 7 orë çdo natë, në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm.

Rritet rreziku ndaj diabetit

Mungesa e gjumit parandalon trupin tuaj të çlirojë mjaftueshëm insulinë, një hormon që ul nivelet e sheqerit në gjak. Kjo mund të shkaktojë rritjen e niveleve të sheqerit në gjak, gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Lexo edhe :  VanHorn dhe Koçiu prezantojnë skanerin e ri CT në Spitalin e Durrësit

Probleme me të menduarin

Nëse nuk flini mjaftueshëm, mendja juaj mund të turbullohet, gjë që mund të çojë në probleme me kujtesën, arsyetimin, reagimin, madje edhe me krijimtarinë tuaj.

Shtim në peshë

Duke qenë se gjumi ndikon në prodhimin e hormoneve që kontrollojnë urinë dhe ngopjen, mungesa e tij mund të shkaktojë uri në orët e vona të natës.

Probleme me lëkurën

Studime të ndryshme kanë treguar se gratë që nuk flinin mjaftueshëm ose që bënin një gjumë të keq, kishin shenja më të dallueshme të plakjes së lëkurës.

Ndikon tek hormonet

Gjumi ka një ndikim të madh edhe në prodhimin e hormoneve, për shembull, prodhimi i testosteronit kërkon të paktën 3 orë gjumë të pashqetësuar.

Ndikon tek humori

Gjumi i pakët mund të dëmtojë gjendjen tuaj mendore dhe emocionale, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të humorit.

Kur lihet i patrajtuar, privimi nga gjumi madje mund të bëjë që ju të shihni ose dëgjoni gjëra që në të vërtetë nuk ekzistojnë.

Të fundit

Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës:Të përshëndes nga Uashingtoni Doktor Pazari

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit...

Biden lë përfundimisht Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, la përfundimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur bashkë me presidentin e zgjedhur, Donald Trump,...

Uashingtoni gati për inaugurimin e presidentit Trump, merren masa të forta sigurie

Gardhe metalike, pengesa prej betoni dhe pika kontrolli sigurie vazhdojnë të gjenden përgjatë trotuareve dhe rrugëve të kryeqytetit amerikan – që nga Kapitoli dhe...

Votimi elektronik jashtë Shqipërisë/ KQZ shton alarmin për dokumentet biometrike

Komisioni Qendror i Zgjedhje u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrave dhe partive politike, ku u kërkon shtyrje të afatit të vlefshmërisë...

Rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës, çfarë ndodh me temperaturat ditën e martë

Për ditën e martë parashikohen kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet  me vranësira e kthjellime nga orët e mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat...

Lajme të tjera

Web TV