Rezultatet e dobëta në testin PISA, mësuesja: Shkak për rënien, emigrimi i ‘trurit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria u shfaq me një rënie drastike në studimin ndërkombëtar të arsimit PISA, kur nxori rezultatet e vitit 2022. Sipas ministrisë së arsimit, rezultatet e dobëta, erdhën nga mungesa e angazhimit real të mësuesve dhe për këtë 4000 arsimtarë do i nënshtrohen programit të trajnimit.

Për të folur në lidhje me këtë temë, e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, mësuesja e Gjuhës dhe Letërsisë, Eralda Bejleri, tha se të gjithë mësuesit punojnë me përkushtim.

‘Unë besoj dhe dua të besoj se kjo masë që do të merret që nga provimi ‘Talis’, do të vijë për të përmirësuar këtë rezultat që vitin tjetër të jemi më mirë. Trajnimet janë shumë të rëndësishme!’- tha mësuesja.

Shkak në rënien e nivelit të nxënësve, thotë mësuesja është edhe emigrimi.

‘Truri është ai që po largohet, i cili merr nga pas edhe familjen. Ato që metën këtu le të themi nuk janë familjet elitare. Po ikin të mirët. Unë e shoh që një nga arsyet pse ka rënie janë edhe këto. Mua më vjen shumë keq dhe nuk dua të iki. Unë i vë shumë theksin dhe nxis nxënësit për ndjenjën e atdhedashurisë. Ato nxënës që dalin nga duart e mia i nxis, dua që ta duan jo vetëm gjuhën, por këtë vend.’- u shpreh Bejleri.

Më tej mësuesja Bejleri shtoi se rezultatet e trajnimit nuk duhet të priten për 1 vit.

‘Sado trajnime të bëjnë rezultatet nuk duhet ti presim për një vit, por duhet kohë. Një nxënës që testohet në klasë të 9-të njohuritë i ka mësuar që në klasë të parë.’- tha Bejleri.

Nga ana tjetër Mirgen Qiraxhi, thotë se ministria e Arsimit kërkon që të shmangë përgjegjësinë në punën e vet.

Lexo edhe :  Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

‘Nga 2018 jemi vendi me humbjen më të madhe të pikëve. Ajo që bëri ministra ishte një shmangie në punën e vet. Nuk ka kuptim që mallkimin më të madh që pësojmë nga PSIA ta riorientojmë me trajnim mësuesish, ky është një lloj mekanizmi për t’ia hedhur. Nga 2018 kemi reformuar kurrikulën. Kush janë përgjegjësit.’- tha Qiraxhi./O.S

Të fundit

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Lajme të tjera

Web TV