Covid dhe viroza, shtohen urgjencat në Durrës e Lushnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Durrës kërkojnë ndihmë deri në 400 persona në ditë, në Lushnje ka edhe të shtruar

Një numër i lartë personash paraqiten në urgjencën e spitalit të Durrësit me simptoma të virozave të stinës. Mjekët thonë se paraqiten deri në 400 raste në ditë ndërsa fatmirësisht jo në gjendje tepër të rëndë. Sipas tyre nuk mungojnë as rastet me Covid

“Vijnë rreth 300-400 raste në ditë. Ata paraqiten pothuajse më simptoma të njejta. Shumica rreth 90% e rasteve janë me temperaturë, kollë, hundë, diare, dobësi të përgjithshme. Pothuajse këto janë simptomat më të shpeshta që has tek këto pacientë.”

Problematike paraqitet situata edhe në spitalin e Lushnjës. Edhe aty shumë persona kërkojnë ndihmë mjekësore. Disa prej personave qëndrojnë të shtruar në këtë spital ndërsa sipas bluzave të bardha gripi shkakton kryesisht temperaturë të lartë, por edhe probleme në rrugët e frymëmarrjes.

“Kryesisht qarkullon virusi i gripit dhe virozave të rrugëve të sipërme respiratore. Janë më pak rastet të cilat janë konfirmuar më Covid në krahasim me vitet e tjera.”

Me simptoma të virozave paraqiten edhe grupmoshat e vogla ndërsa këshillohen prindërit që mos t’i dërgojnë në shkollë apo çerdhe kur kanë probleme shëndetësore për të parandaluar përhapjen e virusit./O.S

Të fundit

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Lajme të tjera

Web TV