Konkurrenca, hap hetim të thelluar për tregun e qumështit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë e hetimit 4 kompanitë kryesore, gjatë vitit të shkuar nënproduktet e qumështit u rritën me 38%

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka hapur një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Institucioni njofton se Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të fundit mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve Erzeni, Gjirofarma, Lufra, SHaka Boboshticë në tregun e prodhimit të nënprodukteve të qumështit, djathë dhe gjalpë.

Duke iu referuar analizës së tregut, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese, sipas nenit 9 të ligjit Për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj këtyre katër ndërmarrjeve në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit  si pasojë e rritjes së fortë dhe e njëkohshme e çmimit të nënprodukteve të qumështit. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022–31 dhjetor 2023.

Hapja e hetimit të thelluar është vendosur në vijim të një procedurë të hetimit paraprak në tregun e prodhimit të nënprodukteve të qumështit. Hetimi u hap në muajin shkurt të vitit të kaluar, për të vlerësuar sjelljen e ndërmarrjeve në periudhën kohore nga 1 Janar 2022 deri në 31 Mars 2023.

Nga monitorimi i tregut që Autoriteti zhvilloi në atë periudhë, pas raportimeve në media për rritje të paralajmëruar të çmimeve, rezultoi se çmimet e nënprodukteve të qumështit, kryesisht djathit të bardhë, djathit kaçkavall dhe gjalpit ishin rritur deri në 38% nga disa prej ndërmarrjeve./O.S

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV