Fushë-Arrëzi në izolim total, bllokohen 5 makina të tjera në aksin rrugor të Iballës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës nga moti i keq. Më problematikja vijon situata në Bashkinë Fushë-Arrëz. Në aksin rrugor të Iballës janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë. Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.

1. Bashkia Shkodër:
– Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshem, mjetet vijojne punën ne ketë aks rrugor.
– Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh për momentin nuk kanë energji elektrike.

2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në këtë bashki situata paraqitet e stabilizuar.
– Nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:
– Ne kete bashki po fryen era me shpejtesi të lartë.
– Nuk ka energji elektrike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë.

4. Bashkia Pukë:
– Situata për Bashkinë Pukë po shkon drejt normalizimit. Reshjet e dëborës kanë pushuar. Vazhdon puna për pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata vijon vështirë per shkak te reshjeve te deborës.
– Ne aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë.
– Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.
– Vazhdon mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. – Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar.

6. DRV Shkodër:
– Referuar informacioneve të marra nga kontraktorët nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit (DRV) në Shkodër.
– Të gjitha akset rrugore janë pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Nga kjo drejtori apelohet që perdoruesit e automjeteve të përdorin goma dimrore dhe zinxhire në akset rrugore me prezencë te debores, të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë.
– Firmat mirembajtese janë në terren, të organizuar me mjete dhe personel për të perballuar ç’do situatë te mundshme./e.t

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV