“Me kë jam Unë?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Ylli Dylgjeri
Me kë jam Unë?
Më pyesin shpesh:
me kë je Ti Yll? Më pyesin çdo ditë dashamirës e dashakeqës.
Më pyeti dje dhe një ish Ministër
i zbardhur nga thinjat:
Me kë të jesh o Yll?
Dhe unë, dua sot ti përgjigjem çdo kujt që në rehatinë e Tij, në kuletën e Tij, në Partinë e Tij, e ka këtë kërshëri, e ka këtë kuriozitet, që shpesh na “zë mat” në përgjigje:
Unë sot jam me zjarrin!
Ose,
Unë jam ti fryj prushit që të rindizet zjarri!
Unë nuk jam me mykun!
Unë jam që ngjarjet të zhvillohen në rrjedhë e jo në ujra të ndenjura, në këneta, në moçale në kuvende me anonimë.
Unë jam që ngjarjet të mos zhvillohen më në banaqet e TV, në kafenetë apo në rrugica.
Unë jam që ngjarjet të shpërthejnë, të vërshojnë në rrugë e bulevarde.
Unë denoncoj çdo ditë nën ironinë time.
Por Ju kërkoni emër? Kërkoni kush është Ai që jam Unë?
Dhe prap po Ju përgjigjem:
Unë jam me Njërin nga Ju që do të marrë përsipër ta drejtojë këtë pakënaqësi, këtë urrejtje, këtë revoltë popullore drejt një fitore.
Por, Ai sot është anonim. Është anonim se jeni dhe Ju anonim.
Nuk jeni zgjuar Ju që të dalë Ai që jam Unë, që je Ti, që jemi Ne. Ndaj Unë dhe të tjerë dashamirës si Unë po ju nxisim Ju, që ta pjellim Atë…që vazhdon të tundet në epruveten e vegjëlisë.

Të fundit

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Për çfarë po përgatiten serbët në veri të Kosovës?

Serbët e Kosovës i janë përgjigjur me radikalizim fshirjes së grafiteve ekstremiste. Në Mitrovicë të Veriut janë shpërndarë disa fletushka, përmes së cilave bëhet...

Lajme të tjera

Web TV