“Show” para SPAK/ Pankarta që acaroi mbështetësit e Berishës: Rroftë Amerika…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

jë makinë me pankartën “rroftë Amerika” kaloi para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, gjatë kohës kur brenda godinës ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha.

“I thyet ligjet e Amerikës. Rroftë drejtësia, rroftë Amerika”, shprehet qytetari që drejton mjetin.

Një grua, që ndodhet para godinës bashkë me dhjetëra të tjerë të ish-kryeministrit, tërhoqi me forcë pankartën dhe e grisi. Ndërkohë, efektivët shoqëruan mjetin derisa u largua, për të shmangur incidentet.

Ish-kryeministri Sali Berisha po pyetet për herë të parë ditën e sotme nga prokurorët e SPAK. GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij më 30 dhjetor 2023. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës./O.S

Të fundit

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me...

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: “Nuk i meritoj paratë”

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro,...

Erdogan dorëzohet pas 22 vitesh në pushtet/ Nuk do të kandidoj më për President!

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke theksuar se Turqia ka nevojë për një Kushtetutë...

FOTO: Apartamenti dhe shtesa në katin e fundit që iu sekuestrua sot Veliajt

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të enjte, datë 22 Maj, sekuestrimin e një apartamenti te “Kodra e Diellit” dhe një shtese pranë tij,...

Topi ‘nxin’ Berishën/ E ka kthyer opozitën në kazermë politike! Ja si luan me demokratët

Partia Demokratike është kthyer si një kazermë politike inkuizicioni që vazhdimisht eliminon figurat intelektuale të saj, teksa në këto zgjedhje prodhoi edhe dramën e...

Lajme të tjera

Web TV